Zyrtare, Teuta rikthen mbrojtësin Kouros

Zyrtare, Teuta rikthen mbrojtësin Kouros

Teuta ka zyrtarizuar ditën e sotme rikthimin e mbrojtësit Alexandros Kouros. Ky i fundit fitoi titullin me durrsakët një sezon më parë, ndërsa është rikthyer sërish, pas aventurës në Qipro.

Mbrojtësi luan në linjën e majtë dhe në qendër dhe do të jetë një alternativë e vlefshme për trajnerin Arapi këtë sezon.

Njoftimi i Teutës:

Teuta njofton se ka arritur marrëveshje për rikthimin e Alexandros Kouros në klubin tonë. Rikujtojmë që Alexandros Kouros në skuadrën rikthehet pas dy vitesh. Brenda kësaj periudhe ishte pjesë e ekipit të Paeek, ndërsa së fundmi luajti për ekipin e FC Doxa.

Teuta i uron mirëseardhjen futbollistit që u shpall kampion me durrsakët përpara dy sezoneve. Gjithashtu në të kaluarën me fanellën e Teutës, Kouros ka fituar, 1 trofe të Kupës dhe 2 trofe të Super Kupës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy