Chelsea, gjen sulmues tek Strasburgu

Chelsea, gjen sulmues tek Strasburgu

Në sezonin aktual tek Chelsea po vihet re një rënie progresive referuar rendimentit të përgjithshëm, i reflektuar me renditjen në vendin e 9-të, pas 9 sfidave.

Ndër vite ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë patur një histori ndryshe dhe kjo situatë i ka shtyrë drejtuesit të marrin vendime shumë të rëndësishme për vijimësinë. 

Merkatoja vijuese apo ajo e verës do të jenë kyçe për të përballuar të ardhmen në formën më të mirë të mundshme dhe kësaj rradhe traineri Enzo Maresca e ka përqëndruar vëmëndjen tek përforcimi i ofensivës. 

Joaquin Panichelli i është bashkuar listës së italianit i cili po zhvillon ndeshje shumë të mira me Strasburgun. 

Pas transferimit nga Mirandes 23 vjeçari është adaptuar shpejt në Ligue 1, i cili numëron 10 gola në 13 sfida në sezonin e parë me francezët. 

Një avantazh për kryeqytetasit është se Strasburgu është në pronësi të Todd Boehly-t dhe kalimi i Joaquin Panichellit do të konsiderohej një goditje e qëlluar gjatë merkatos së verës. 

Megjithatë, për argjentinasin po insiston edhe Milani, një ekip me shumë traditë, i cili ja rrit automatikisht vlerat. 

Si gjithmonë do të zhvillohet një sfidë gjigandësh për këtë sulmues, i cili karakterizohet për shtatlartësinë, shpejtësinë dhe arritjen me sukses tek golat.

 Kontrata me Strasburgun i përfundon në 2030-tën dhe tashmë dyert e ‘’ Stamford Bridges ‘’ për golashënuesin janë hapur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy