
Mike Maignan, kaloi dëmtimin muskulor, por ka shfaqur një tjetër problem. Portieri francez, ka dëmtuar gishtin e dorës së majtë dhe për këtë arsye nuk do të jetë në ndeshjen e fundit në kampionat, ku Milani do të luajë përballë Salernitanës.
Gjendja e portieri kuqezi, shqetëson së tepërmi edhe të kombëtarja e Francës. Maignan është titullar i padiskutueshëm në ekipin e Deschamps, që do e marrë në Europian.

Dëmtimi muskulor pak kohë më parë dhe ai në dorë së fundmi, kanë ngritur alarmin te Franca, duke ditur që Europiani është shumë afër.



