
Andi Hadroj, mund të largohet nga Partizani në këtë merkato vere. Mbrojtësi i djathtë është kthyer në një titullar të padiskutueshëm me të kuqtë dhe paraqitjet e tij në sezonin e fundit, nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sipas raportimeve nga Turqia, Hadroj është pranë transferimit te skuadra e Gaziantep, e cila luan në Superligën turke. Thuhet se klubi turk ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe tashmë është në bisedime me klubin e Partizanit, ku shpresojnë të mbyllin akordin sa më shpejt.



