
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, do të luhet finalja e Superkupës Europiane mes Real Madrid dhe Atalantës.
Pritet një sfidë e bukur dhe e luftuar, për shkak të lojës së hapur që bëjnë dy ekipet.
Spanjollët vijnë në këtë përballje si fitues të Ligës së Kampioneve, ndërsa italianët si fitues të Europa League.
Real Madrid vjen si favorit në këtë përballje, ndërsa Atalanta do të kërkojë të bëjë surprizën. Spektakli është i garantuar, ku synohet me çdo kusht trofeu.



