
Rendimenti i vakët i ka prodhuar shumë luhatje të ardhmes së Moise Kean tek Juventusi sidomos pas mbërritjes së Dusan Vlahovic në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Italiani konsiderohet alternativa b e Massimiliano Allegrit dhe automatikisht i është hapur dera e largimit. 21 vjeçari është shumë larg paraqitjeve tek Parisi , skuadër ku shijoi momente të paharrueshme edhe pse në rolin e një zëvëndësuesi pasi shënoi gola të rëndësishem për ‘’ Les Pariziens ‘’.
Huazimi tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është drejt fundit dhe me sa duket , sipas ‘ Tuttosport ‘ , Moise Kean e ka marrë vendimin për t’iu ribashkuar Evertonit në fundin e sezonit.
Me shumë shpresa dhe ide të qarta , fati nuk e ka shoqëruar në etapën tek ish rekordmenët e Scudettos , ekip në të cilin gjatë këtij sezoni është aktivizuar vetëm në 900 minuta të ndara në 28 sfida , jo të mjaftueshme për të treguar vlerat .
Transferimin e Dusan Vlahovic Juventusi e ëndërronte prej kohësh dhe serbi ka treguar shumë kualitet në sfidat e para duke mënjanuar menjëherë Moise Kean i cili para disa vitesh konsiderohej pjesë e pandashme e 11-shes së Massimiliano Allegrit .
Flitet se sulmuesi nga Vercelli do të rikthehet në ‘’ Goodison Park “ në fundin e këtij sezoni por duhet pritur se çfarë do të ndodhë me Parisin sepse largimi i Mbappes tek Real Madridi do ti lërë një boshllek të madh pavarësisht se kryeqytetasit përbëhen nga yje si Messi apo Neymar në ofensivë.
Këtë herë gjërat mund të funksiononin ndryshe sepse Moise Kean e presin shumë yje , drejt një qëllimi të përbashkët që natyrisht është fitimi i Champions Leagues .
Edhe pse presioni tek kuq e blutë është shumë i madh , Mauricio Pochettino mund t’ia ofrojë komoditetin Moise Kean i cili ka nevojë për shumë besim për t’iu rikthyer formës optimale .



