Mario Hermoso, opsion për Barcelonën

Mario Hermoso, opsion për Barcelonën

Dihet se gjatë merkatos së verës prioritet absolut për drejtuesit e Barcelonës mbetet përforcimi i prapavijës.

Katalanasit ende vijojnë me problematika të theksuara në këtë aspekt dhe në orët e fundit listës së Xavi Hernandez i është shtuar Mario Hermoso.

28 vjeçari e përfundon kontratën me Atletico Madridin në 30 qershor por eksperienca e fituar ndër vite në La Liga është një plus për të ardhmen e tij.

Problematikat e theksuara të “ Los Cules “ në aspektin ekonomik i detyrojnë të analizojnë lojtarë me një kosto të përballueshme dhe Mario Hermoso po fiton gjithmonë e më shumë terren.

Për madrilenin transferimi në “ Camp Nou “ do të ishte një sfidë tejet e vështirë aq edhe emocionuese dhe njëkohësisht një privilegj duke qenë se kjo skuadër bëri ligjin në çdo kompeticion në të kaluarën.

Merkatoja e verës do të jetë një periudhë përcaktuese për Barcelonën, ekip i cili në vitet e fundit ka mbetur në prapavijë por në sezonin vijues do të tentojë të rikthehet tek titujt.

Në aktualin nxënësi i “ Cholo “ Simeones numëron 2 gola në 38 sfida dhe nëse do të bëhet pjesë e Barcelonës, adaptimi mund të jetë shumë i shpejtë duke qenë se e njeh shumë mirë këtë ekip për aryse të përballjeve në të kaluarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy