Manchester City, superofertë për Cole Palmer

Manchester City, superofertë për Cole Palmer

Me kalimin e kohës Cole Palmer ka lënë për të kuptuar se është një ndër më të rëndësishmit në skemat e trainerit Enzo Maresca. 

Italiani ka arritur të marrë më të mirën nga mesfushori, tashmë i përfshirë në listën e Pep Guardiolas. 

Në të shkuarën e afërt Khaldoon Al Mubarak ofroi 170 milionë stërlina për 23 vjeçarin por fatkeqësisht drejtuesit e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ e refuzuan. 

Krerët e Chelseat i kanë bërë mirë llogaritë dhe nuk kanë ndërmend të lejojnë largimin e Cole Palmerit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ për më pak se 250 milionë stërlina, shifër e cila rikonfirmon rëndësinë e tij tek ish fituesit e Champions Leagues. 

Ndërkohë i famshmi Pep e dëshiron sa më shpejt në ‘’ Etihad ‘’, aty ku hodhi hapat e parë drejt famës. 

Një rikthim tek bardhekaltërit do të ishte një plus për ofensivën, i cili e ka kapacitetin për tu adaptuar me shpejtësi në disa pozicione dhe mbetet një siklet për çdo rival.

 Javët vijuese do të jenë determinante për të ardhmen e Cole Palmer, një ndër më cilësorët jo vetëm në kampionatin anglez por edhe në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy