
Anglia luajti për herë të parë në histori në finalen e Europianit, në të cilin gjithsesi u mposhtën nga Italia, pas gjuajtjes së penalltive.
Ditën e sotme futbollistët, trajneri dhe stafi i Anglisë janë takuar me familjarët e tyre, pas plotë 6 javëve, pasi ishin të grumbulluar me kombëtaren që pak ditë para startit të Europianit, për të mos rrezikuar nga Covid-19.
Mediat angleze kanë postuar edhe disa foto nga takimi i lojtarëve dhe stafit me familjarët, ku shfaqen mes përqafimesh, por edhe lotësh.
Anglezët e ëndërronin që të fitonin trofeun, por nuk ia dolën dot, pasi italianët me më shumë eksperiencë ngriti kupën në mes të “Wembley”.



