Milani dhe Interi me stadium të ri, zbulohet projekti fitues

Milani dhe Interi me stadium të ri, zbulohet projekti fitues

Milan dhe Inter kanë bërë të ditur se projekti i “Populous” për stadiumin e ri, është zgjedhur fitues. Në javët në vijim do të finalizohen detajet për të përcaktuar kushtet dhe zhvillimi i dizajnit të stadiumit të ri të Milanos, synimi është të arrihet në një prezantim të një projekti të plotë gjatë vitit 2022.

Ndryshe nga stadiumi aktual i dy klubeve Meazza, i cili ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh, stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 65 mijë vendesh. I mbështjellë nga një fasadë xhami, ai do të rrethohet nga një galeri që do të ajroset dhe me panele diellore të integruara në çatinë e ndërtesës: është projektuar të jetë sistemi më eko-qëndrueshëm në Evropë. Më tej, falë instalimeve teknologjike, stadiumi do të bëhet zikalter dhe kuqezi në varësi të ekipit që do të luajë.

Me stadiumin e ri që pritet të jetë gati në vitin 2027, secili klub pritet të arkëtojë rreth 80 milionë euro fitime në vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy