Inter dhe Juventus, duel për Zielinskin

Inter dhe Juventus, duel për Zielinskin

Piotr Zielinski po përjeton një moment delikat tek Napoli, kontrata e të cilit skadon në fundin e sezonit.

Drejtuesit ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e saj dhe nga kjo situatë ka menduar të përfitojë Juventusi dhe Interi.

Polaku e refuzoi ofertën e Aurelio Di Laurentis para pak kohësh, fakt që konsiderohet një avantazh si për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ ashtu edhe për zikaltërit.

Ky lajm është konfirmuar nga ‘ Calciomercato ‘ dhe drejtuesit respektivë e njohin shumë mirë ishi-n e Udinezes për arsye se prej vitesh aktivizohet në Serinë A.

Kapaciteti në mesfushë, i shoqëruar nga vizioni për lojën dhe ndihmën e madhe në repartin e avancuar demostrojnë se jemi përballë një lojtari shumë të rëndësishëm për ‘’ Il Partenopei ‘’.

Megjithatë, presidenti italian po ngulmon për qëndrimin e Piotr Zielinskit në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ ,determinant në skemat e trainerit Luciano Spalletti.

Shitja e tij duke marrë parasysh peshën në skuadrën e Napolit do të konsiderohej një gabim për arsye se do të përforconin rivalët direktë për fitimin e titullit në Serinë A.

3 gola në 20 ndeshje janë statistikat e deritanishme të Piotr Zielinskit, vlerat e të cilit rriten ndjeshëm me interesin e Interit dhe Juventusit dhe në vijimësi nuk përjashtohet zgjerimi i listës së kandidatëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy