Luis Enrique, në dyshim e ardhmja tek Paris St Germain

Luis Enrique, në dyshim e ardhmja tek Paris St Germain

  Rezultatet e dobëta të Paris St Germain në Champions League, e kanë vënë në pikpyetje qëndrimin e Luis Enriques në stol.

‘’ Lucho ‘’, edhe pse një ekspert i këtij kompeticioni ka lënë për të dëshiruar në menaxhimin e ekipit, i cili mund të eleminohet nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube.

Në Ligue 1 historia për ‘’ Les Pariziens ‘’ është ndryshe pasi kryesojnë dhe janë shkëputur shtatë pikë nga Marseille dhe Monaco, pas 13 sfidave.

Ulje-ngritjet sigurisht e kanë një kosto sepse siç dihet presidenti Nasser Al Khelaifi ka investuar fuqimisht ndër vite për arritjen e këtij objektivi.

Ndër të tjera, së fundmi edhe Ousmane Dembele ka mbetur i pakënaqur me vendimet e ishi-t të Barcelonës, fakt i cili ka gjeneruar shumë skepticizëm tek kryeqytetasit.

Tashmë, drejtuesit kanë përveshur mëngët dhe po analizojnë disa opsione, gjithmonë nëse 54 vjeçari nga Gijon nuk do ti arrijë objektivat në ndeshjet vijuese.

Tek një ekip si Paris St Germain kjo ecuri nuk tolerohet dhe për Luis Enriquen do të jetë çdo ndeshje si një finale, kryesisht në Uefa Champions League.

Referuar këtij kompeticioni francezët do të zhvillojnë edhe tre sfida, kundër Salzburgut, Manchester City-t dhe Stuttgartit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy