Mala: Besoj se do e arrijmë atë që duam, ndaj Kukësit të marrim 3 pikët

Mala: Besoj se do e arrijmë atë që duam, ndaj Kukësit të marrim 3 pikët

Mesfushori i Partizanit, Esat Mala ka folur para mediave, ku tha se të kuqtë nuk janë të kënaqur me barazimin e arritur ndaj Dinamos.

Në fjalët e tij, Mala deklaroi se pikët e lëna me Dinamon, duan t’i marrin me Kukësin në mesjavë. Lojtari u shfaq besimplotë se në fund skuadra do të arrijë ato që dëshiron.

“Prisnim më shumë ndaj Dinamos. E kishim vlerësuar ndeshjen në maksimum. Shpresuam në fitore dhe dhamë maksimumin. Nuk i shfrytëzuam rastet tona. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin.

Nuk dorëzohemi, ka ndeshje. Edhe ekipet e tjera po gabojnë. Ka ndeshje plot, kampionati është i paparashikueshëm. Do tentojmë maksimumin për tre pikë në çdo ndeshje. Do u shkojmë në fund të dy kompeticioneve. Në fund do e shohim ku do jemi. Besoj se do e arrijmë atë që duam.

Kukësi ka një ekip shumë të mirë. E vlerësojmë maksimalisht. Do përgatitemi edhe ne për këtë ndeshje. Shpresojmë që pikët që lamë me Dinamon, t’i marrim me Kukësin”, tha Mala.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy