
Prej shtatë sezonesh Marcos Llorente vijon të jetë një ndër më të spikaturit tek Atletico Madridi.
Spanjolli ka arritur ta bindë Diego Simeonen me lojën e tij dhe tashmë drejtuesit po e mendojnë seriozisht rinovimin e kontratës.
Mesfushori ka ditur të përshtatet në disa pozicione duke i dhënë variante ‘’ El Cholos ‘’, ç’ka ia ka rritur vlerat dhe ky i fundit mendon se zgjidhja më e mirë është qëndrimi në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Kërkesa e llogarisë tek kryeqytetasit është shumë e madhe dhe 31 vjeçari ka ditur ta bëjë krenar trainerin argjentinas.
Të qënit konstant referuar rendimentit sigurisht ia ka lehtësuar punën drejtuesve dhe presidentit Enrique Cerezo i cili po bën përpjekjet maksimale për t’ia vënë pikën kësaj çështjeje, prioritet për të ardhmen.
Kontrata e madrilenit përfundon në qershorin e 2027-tës dhe numri një i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ pretendon që t’ia vërë në dispozicion Diego Simeones edhe për më gjatë.
Nëse s’do të ketë asnjë pengesë gjatë rrugës duhet thënë se do të konsiderohej një ndër vendimet më të rëndësishëm referuar merkatos së verës, duke patur parasysh se Marcos Llorente është mjaft deçiziv gjatë sfdave.



