
Pavarësisht shpenzimit prej 1 miliardë eurosh në dy merkatot e fundit, Chelsea po has vështirësi në lidhje me arritjen e objektivave , edhe pse është fillimi i sezonit. Tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ situata konsiderohet paksa e rënduar dhe tashmë drejtuesit kanë filluar të mendojnë për merkaton vijuese, për të cilët është shumë e rëndësishme. Dusan Vlahovic është shëndërruar në prioritet për kryeqytetasit, për të cilin Todd Boehly ka ofruar 60 milionë euro. Për arsye të rendimentit të vakët të serbit , torinezët ja kanë hapur derën e largimit nga ‘’ Allianz Stadium ‘’, ndërsa anglezët ende besojnë tek aftësitë e ishi-t të Fiorentinës. Për shërbimet e sulmuesit, Chelsea do të sfidohet nga Real Madridi dhe Arsenali , rivalë të cilët mund ti sjellin probleme skuadrës së Mauricio Pochettinos.



