Rregullat e Xavit tek Barcelona

Rregullat e Xavit tek Barcelona

 Rikthimi i Xavi Hernandez në Barcelonë këtë herë si trainer patjetër që ka shënuar një hap historik tek katalanasit . Eksperienca e spanjollit si lojtar e vijuar me pas në rolin e teknikut  bindën Joan Laportan për të firmosur me legjendën e ‘’ Los Cules ‘’.  Firmosja e këtij akordi s’ka të bëjë vetëm me uljen në pankinë por është një nder i madh për 41 vjeçarin dhe njëkohësisht një ëndërr e realizuar . Duke qenë se konsiderohet si një teknik tejet i vëmëndshëm në detajet më të vogla , Xavi Hernandez ka vendosur disa rregulla pas nënshkrimit të kontratës të cilat do të jenë rruga drejt suksesit për Barcelonën .  Së pari i ka kushtuar shumë vëmëndje disiplinës duke e vënë theksin tek stervitja dhe në lidhje me këtë çështje të besuarit e tij duhet të jenë një orë e gjysëm përpara në stërvitje .  Duke marrë parasysh këtë llogjikë,  mbërritja ideale në ‘’ Ciudad Condal ‘’ duhet të jetë në orën 9.30  dhe do të jetë nën vëzhgimin e delegatit Carles Naval .

Së dyti stafi i Barcelonës duhet të jetë i pranishëm dy orë përpara stërvitjes . Objektivi kryesor është vënia në dispozicion e të gjithë elementëve në mënyrë që  lojtarët e ‘’ Los Azulgranas ‘’ të jenë në formën e duhur gjatë ndeshjeve  .

Pika e tretë e cila është një ndër më të rëndësishmet është se lojtarët duhet të ushqehen në klub duke respektuar parametrat e vëna nga nutricionistët e Barcelonës .

 Pas saj mbetet kyçe  çështja e ndëshkimeve  që do të variojnë nga 100-400 euro në rastin e mosplotësimit të rregullave .

Pika e rradhës mbështetet tek fakti se lojtarët nuk duhet të mbërrijnë vonë në shtëpitë e tyre 48 orë para ndeshjeve .

 Gjithçka do të jetë e bazuar tek merita .

Lojtarët do të jenë nën një  kontroll të rreptë për aktivitetet jashtë fushave .

 Në mënyrë absolute do të ndalohen aktivitetet që theksojnë një rrezik për vijimësinë e tyre.

Pika e fundit ka të bëjë me dhënien e një shembulli ideal për të lartësuar figurën e Barcelonës në çdo cep të globit .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy