
Paris St Germain po shijon një ndër eksperiencat më të bukura në histori . ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë formuar një ekip yjesh me lojtarë si Messi , Mbappe, Neymar , Sergio Ramos etj dhe duhet të bëjnë maksimumin për të shpërblyer sakrificat e Nasser Al Khelaifit.
Endërra në sirtar e kryeqytetasve është patjetër fitimi i Champions Leagues dhe Mauricio Pochettino e ka terrenin e përgatitur për t’ia dhënë këtë kënaqësi francezëve .
Kryefjala e suksesit nuk do të jetë vetëm merkatoja cilësore por ruajtja e lojtarëve aktualë sepse panorama për të ardhmen mbetet tejet shpresëdhënëse dhe favorizuese për ish kampionët e Ligue 1. Për këtë arsye objektivi i rradhës është qëndrimi i mbrojtësit Marquinhos në ‘’ Parque de Prince ‘’ sepse për 27 vjeçarin luftojnë disa ekipe me emër .
Kontributi në 9 sezone vlerësohet maksimalisht nga traineri Mauricio Pochettino i cili e konsideron një referent absolut të prapavijës dhe sipas ‘ RMC Sports ‘ kanë filluar kontaktet midis palëve të përfshira për qëndrimin e ishi-t të Romës në Paris .
Ditët e fundit Chelsea ka dhënë shkëndijat e para në lidhje me këtë lojtar sepse Thomas Tuchel beson se ‘’ Blutë e Londrës ‘’ duhet të përforcohen në këtë repart dhe Marquinhos konsiderohet një lojtar ideal sepse mban mbi supe një eksperiencë shumë të madhe me një ndër rivalët më të vështirë për tu mposhtur .
Komoditeti tek kuq e blutë ia ka përforcuar idenë brazilianit për qëndrimin më gjatë tek kjo skuadër sepse flitet për një ndër më të fortat në planet e cila është pretendente për të fituar të gjitha trofetë e mundshëm në çdo sezon.
Në lidhje me pasurimin e vitrinës mbetet për tu theksuar se për të qënë tërësisht të kompletuar, parizienëve i mbetet vetëm ngritja e trofeut të Champions Leagues dhe pikërisht në këtë sezon duhet të bëjnë çmos për të ulur nga froni Chelsean sepse përbëhet nga lojtarë për tu patur zili .
Për sa i përket mbrojtësit të ‘’ Seleçaos ‘’, kontrata e tij mbetet e vlefshme deri në 30 qershorin e 2024-tës por interesi i Chelseat është një kërcënim serioz të cilin sigurisht drejtuesit respektivë e kanë marrë në konsideratë dhe mendojnë ti kundërpërgjigjen sa më shpejt me një ‘’ jo ‘’ absolute për pilarin e mbrojtjes .



