
Sulejman Starova, specialist futbolli, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për humbjen e Shqipërisë, në miqësore ndaj Italisë.
Starova deklaroi se pavarësisht humbjes, Shqipëria dha shenja pozitive.
Duhet të kemi parasysh edhe kundëeshtarin. Italia provoi lojtarët e rinj. Edhe ne kemi luajtur mirë, kemi pasur momente të mira. Kaluam në avantazh, pastaj u vumë në vështirësi dhe pësuam golin. Në përgjithësi skuadra dha shenja të mira, me episode. Nuk e kemi fanellën e Italisë për të luajtur si të barabartë. Duhet të kënaqemi sepse pamë shumë raste.



