Vllaznia thyhet nga Siroki, goli i Çobës i jep shpresë shkodranëve për ndeshjen e kthimit

Vllaznia thyhet nga Siroki, goli i Çobës i jep shpresë shkodranëve për ndeshjen e kthimit

Vllaznia e ka nisur me humbje rrugëtimin e saj në Europë, teksa është mposhtur ditën e sotme nga Siroki Brijeg me rezultatin 3-1, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë eliminator në Conference League.

Shkodranët ishin të pafat ndaj boshnjakëve, teksa u ndëshkuan nga dy penallti të dyshimta. Fillimisht ishte Gurishta që pas një dyluftimi në zonë, pa që të akordohej penallti në minutën e 43-të, e cila u shndërrua në gol nga Stanic. Ishte përsëri i njëjti autor, i cili me penallti në minutën e 53-të dyfishoi shifrat.

Skuadra e Brdaric u mundua të reagojë, duke iu afruar disa herë golit me sulmuesit Hoxhaj dhe Dilaver, por pa sukses. Kur pritej që kuqeblutë të ngushtonin diferencën, erdhi edhe goli i tretë për Sirok. Këtë herë ishte Lukic, i cili shfrytëzoi në maksimum një krosim të marrë nga Medic, duke gjuajtur bukur në zonë dhe duke e ndalur topin në rrjetë. Vllaznia gjeti golin e vetëm në fundin e takimit, kur Çoba shfrytëzoi mjaft mirë një top të mbetur në zonë, duke e dërguar në rrjetë dhe duke i dhënë kështu shkodranëve shpresë për një përmbysje në ndeshjen e kthimit pas një jave në “Loro Boriçi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy