Atletico Madridi, synon rinovimin me Rodrigo de Paul

Atletico Madridi, synon rinovimin me Rodrigo de Paul

Pa dyshim sezoni aktual vijon të jetë një ndër më të suksesshmit në karrierën e Rodrigo de Paul.

Argjentinasi e ka konsoliduar vendin e një titullari në 11-shen e formuar nga Diego Simeone dhe ecuria e deritanishme e ka bindur bashkombasin e tij.

Me këto hapa të bërë thuajse ishi i Udinezes e ka të sigurtë të ardhmen në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe konkretisht po punohet për t’ia rinovuar kontratën.

Sipas ‘ Marcas ‘, aktualja me ‘’ Los Colchoneros ‘’ i përfundon në 2026-tën dhe numri një i stolit shpreson për qëndrimin e mesfushorit, pavarësisht se në verën e kaluar u përfol për një largim të mundshëm.

Gjatë merkatos dimërore West Hami ofroi 25 milionë euro për 30 vjeçarin por u refuzua në mënyrë kategorike nga presidenti Enrique Cerezo.

Drupal Ad

Gjatë viteve të fundit Rodrigo de Paul është pretenduar më së shumti në Serinë A, kryesisht nga Roma dhe Juventusi por madrilenët nuk e kanë lejuar largimin e lojtarit të lindur në Sarandi të Buenos Airesit.

Kampioni i botës dhe Kupës së Amerikës me Argjentinë po përjeton një moment shumë të mirë tek një ndër ekipet më cilësorë, në Spanjë dhe kontinentin e vjetër.

3 gola dhe 5 asiste në 30 sfida janë statistikat e Rodrigo de Paul në sezonin aktual, për të cilin edhe disa ekipe nga Arabia Saudite kanë shfaqur interes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy