
Është mbyllur pa gola pjesa e parë në sfidën mes Kukësit dhe Laçit, e vlefshme për javën e nëntë në Superiore.
Raste kishin të dyja skuadrat, me verilindorët që iu afruan golit në fillim, por gjuajtja e Hasajt u ndal te shtylla.
Laçi provoi të rrezikojë me Ujkën, por gjuajtja e tij nuk kishte saktësinë e duhur, teksa shkoi jashtë.
Pritet një pjesë e dytë e luftuar, me të dyja ekipet që duan fitoren.



