Interi insiston për rinovimin e Lautaro Martinezit

Interi insiston për rinovimin e Lautaro Martinezit

Ecuria e shkëlqyer e Lautaro Martinezit i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Interit , të cilët tanimë pretendojnë rinovimin me golashënuesin.

Ofertat në adresë të argjentinasit gjatë merkatove sigurisht konsiderohen një sinjal alarmi për zikaltërit, të cilët po insistojnë për ta mbajtur deri në 2028-tën në ‘’ Giusseppe Meaza ‘’, të shoqëruar me një rritje rroge dhe t’ia mbyllin në njëfarë mënyre përfundimisht derën pretendentëve.

Duke marrë parasysh kontributin e ishi-t të Racing de Avellaneda gjatë gjashtë sezoneve , arrihet lehtësisht në konkluzionin se jo vetëm që është një ndër nxënësit shembullorë të Simone Inzaghit por gjithashtu ndër më të rrezikshmit në qarkullim.

Gjatë sezonit aktual , lojtari i lindur në Bahia Blanca të Buenos Airesit po rikonfirmon vlerat e padiskutueshme në metrat e fundit dhe deri më tani numëron 12 gola dhe 2 asiste në 12 sfida.

Në rast se historia do të ketë një tjetër rrjedhë , pa dyshim do të ishte një goditje e fortë për ish fituesit e Serisë A, i cili do të linte një boshllëk shumë të madh në repartin e avancuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy