Atletico synon  Matheus Cunha

Atletico synon Matheus Cunha

 Pas dështimit me Rafa Mir  dhe  Dusan Vlahovic , Atletico nuk ka preferuar të humbasë aspak kohë duke vazhduar me këmbnguljen në merkato .  ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë përqëndruar tek  Matheus Cunha , lojtar që është në pronësi të Hertha Berlinit .  Sipas gazetarit italian Fabrizio Di Romano braziliani është shëndërruar në prioritetin e kryeqytetasve  në lidhje me repartin e avancuar .  

Gjatë merkatos së kaluar gjermanët   arritën me sukses blerjen e  22 vjeçarit nga Leipzig, operacion që i kushtoi arkave 18 milionë euro .

Paraqitjet e bëra nga  Matheus Cunha ia kanë rritur vlerën e kartonit i cili sipas Transfermarkt kap 30 milionë eurot dhe gjithashtu shanset  për të hedhur hapin e  ëndërruar  të cilat i ka kanalizuar në 8 asiste dhe 8 gola  në 28 ndeshjet e zhvilluara .  Progresi i ishi-t të Sionit u reflektua edhe në lojërat Olimpike  të Tokios , eveniment në të cilin  shënoi tre gola duke përfshirë një në finalen e fituar kundër Spanjës .  

Gjithashtu gazetari i famshëm italian ka shtuar se  negociatat ndërmjet palëve kanë nisur tashmë  dhe fakti se është kampioni në fuqi i La Ligas parashikohet se mund ta favorizojë Atleticon për transferimin e  Matheus Cunha në ‘’ Wanda Metropolitano , aty ku do të vihej nën urdhërat e një ndër trainerëve më të famshëm siç është Diego Simeone.   

Një ndër cilësitë më të spikatura të tij është adaptimi me lehtësi në çdo pozicion  dhe ky aspekt shikohet si shumë favorizues për skemat e  trainerit argjentinas .

Sezoni i ri do të nisë me etiketën e kampionit të lojërave Olimpike  me ‘’ Seleçaon ‘’  dhe javët në vijim pritet të përcaktojnë të ardhmen e një ndër komponentëve kyç të Hertha Berlinit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy