
Komiteti Olimlik Ndërkombëtar ka njoftuar emrat e tre qyteteve finaliste që mund të jenë mikpritëse ë Lojërave Olimpike Dimërore në vitin 2026.
Kalgari në Kanada, Milano e Kortina Ampezo në Itali si dhe Stokholmi në Suedi janë vendet finaliste.
Vendimi përfundimtar për këto Lojëra do të merret vitin e ardhshëm.
Komiteti Olimpik ka miratuar në mënyrë anonime një deklaratë kontraverese për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Atletëve.
Qëllimi i saj është mbështetja e atletëve pavarësisht sportit të tyre, moshës, gjinisë apo kombësisë, duke theksuar të drejtat dhe përgjegjësitë e atletëve brenda Lëvizjes Olimpike.
Në këtë dokument përfshihen edhe çështjet kundër dopingut, integriteti, sporti i pastër, karriera, diskrimimini dhe mbrojtja nga ngacmimi dhe abuzimi.



