
Japonia është kombëtarja e radhës, që siguron pjesëmarrjen në Botërorin e këtij viti.
Dy gola në fund të takimit, në minutat 89 dhe 94, ndaj Australisë, i siguruan biletën për në Botëror Japonisë.
Këta të fundit, me fitoren 2-0, kryesojnë grupin B me 21 pikë, në eliminatoret e Azisë dhe matematikisht janë në Botëror.
Pas kësaj humbje, Australia që ishte kandidati kryesor i grupit renditet në vendin e 3-të dhe tani i duhet të luajë “Play Off” për të siguruar biletën për në Katar.



