Barcelona, ofertë për Bradley Barcola

Barcelona, ofertë për Bradley Barcola

Aktualisht Bradley Barcola konsiderohet një ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet.

Francezi e finalizoi sezonin me fitimin e Champions Leagues dhe sigurisht vijon të jetë determinant edhe tek kombëtarja.

Së fundmi presidenti Joan Laporta ka ofruar afro 80 milionë euro për ishi-n e Lyonit e cila pritet të shqyrtohet me kujdes nga Nasser Al Khelaifi.

Megjithatë, besohet se Luis Enrique do të kërkojë qëndrimin e golashënuesit për më gjatë tek Paris St Germain, një klub i ndryshuar në çdo aspekt në vitet e fundit.

Protagonizmi në 11-shen e formuar nga ‘’ Lucho ‘’ i ka dhënë përparësi karrierës së 23 vjeçarit tek gjigandët në fuqi të Europës. 

Ishi i Barcelonës e ka vlerësuar gjithmonë për freskinë fizike dhe kontributin e dhënë, shtuar edhe faktin se në ndeshje kyçe është futur nga stoli dhe ka bërë diferencën. 

Të qënit polivalent në repartin e avancuar i ka dhënë avantazhe ‘’ Les Pariziens ‘’, skuadër e cila në çdo sezon po bëhet edhe më e fortë. 

Në këtë histori ‘’ Los Cules ‘’ nuk janë të vetmit sepse edhe Liverpooli po insiston i cili mund ti krijojë probleme, sidomos nëse i referohemi aspektit ekonomik. 

Duhet theksuar se Bradley Barcola po zhvillon ndeshje tejet premtuese edhe në Botëror, i cili deri më tani numëron 2 gola në 4 të tilla me ‘’ Trikolorët ‘’. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy