Lufta në Ukrainë, tifozët serbë këndojnë në kor në mbështetje të Rusisë (VIDEO)

Lufta në Ukrainë, tifozët serbë këndojnë në kor në mbështetje të Rusisë (VIDEO)

Tifozët serbë të Crvena Zvezda, janë rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes. Në sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, duket se tifozët serbë mbajnë krahun e rusëve.

Në ndeshjen e fundit ndaj Vozdovac, tifozët e Crvena Zvezda, kanë kënduar në kor për Rusinë. “Rusia, Rusia, Rusia”, ishte thirrja e tifozëve, që duket qartë që mbajnë anën e Vladimir Putinit.

Pak ditë më parë, tifozët e të njëjtit ekip shpalosën një banderolë me ngjyrat e flamurit të Ukrainës dhe disa varreza, por u justifikuan, duke thënë se banderola ishte e bazuar në një film. Megjithatë këtë herë nuk mund të ketë justifikime dhe nuk përjashtohet një dënim nga UEFA për këto kore, në një kohë kur futbolli solidarizohet me Ukrainën dhe bën thirrje për paqe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy