
Pas largimeve të Henderson , Milner dhe Fabinhos, drejtuesit e Liveproolit me në krye trainerin Jurgen Klopp vijojnë të përqëndruar maksimalisht në gjetjen e elementëve të duhur për këtë repart. Matheus Nunes i Wolverhamptonit është bërë pjesë e planeve të gjermanit, i cili spikat për cilësitë si në aspektin defensiv ashtu edhe në atë ofensiv , fakt që mund ti japë shumë avantazhe anglezëve gjatë vijimësisë. Pritet që në ditët e ardhshme anglezët të dërgojnë një ofertë në adresë të ‘’ Ujqërve ‘’ për arritjen e këtij objektivi. ‘’ Anfield Road ‘’ tashmë i ka të hapura dyert për brazilianin, i cili në sezonin e shkuar u aktivizua në 41 sfida , shënoi 2 gola dhe kontriboi me dy asiste për shokët e skuadrës. Distancimi nga titujt prej vitesh tashmë është shëndërruar në shqetësimin kryesor për ishi-n e Borussia Dortmundit , i cili gjithsesi konsiderohet një ndër trainerët më të mirë në botë.



