Manchester United, 50 milionë euro për Bremer

Manchester United, 50 milionë euro për Bremer

Ulje-ngritjet e shpeshta në prapavijë në sezonin aktual, ia kanë qartësuar idetë trainerit Erik Ten Hag për merkaton e verës.

Tek Manchester United vihet re një problematikë e theksuar në këtë repart dhe me kalimin e kohës shpresohet se do të vihen ashtu siç duhet pikat mbi i.

Anglezët janë të gatshëm të investojnë fuqishëm, të avantazhuar edhe nga fakti se mbeten një ndër klubet më të pasur të botës.

Tentativat kanë filluar dhe emri i rradhës që po qarkullon në gjigandin ‘’ Old Trafford ‘’ është ai i Gleison Bremer.

Braziliani e ka konsoliduar vendin e një titullari të padiskutueshëm tek Juventusi, për të cilin ‘’ The Red Devilsat ‘’ kanë ofruar 50 milionë euro.

Ishi i Torinos është një lider tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’, i konsideruar si pasardhësi i Giorgio Chiellinit dhe Leonardo Bonuccit.

20 herë kampionët e Premier Leagues s’do ta kenë të lehtë transferimin e 26 vjeçarit në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ sepse fillimisht duhet të mposhtin rivalët për shërbimet e tij.

Ndërkohë, Massimilliano Allegri konshient se flitet për një ndër nxënësit shembullorë, pritet që ta refuzojë kërkesën e drejtuesve të Manchester United.

Gleison Bremer vijon ta bëjë krenar ish trainerin e Milanit, determinant në 26 sfidat e sezonit aktual, pa harruar se ka gjetur në dy raste rrugën e rrjetës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy