City përgatit tjetër sulm për  Kane

City përgatit tjetër sulm për Kane

Emri i Harry Kane është shëndërruar në një obsesion për Manchester City-n . ‘’ The Citiziens ‘’ aktualisht janë pretendenti më i favorizuar për transferimin e sulmuesit   dhe do të vënë në dispozicion të gjithë potencialin për ta bërë pjesë të organikës në merkaton e dimrit. 

Pavarësisht dëshirës së madhe , Tottenham Hotspuri vijon ti qëndrojë besnik kërkesave për 28 vjeçarin sepse drejtuesit e ‘’ Spursave ‘’ janë koshientë se mund të dalin super të fituar me shitjen e golashënuesit.  

Sipas  ‘ Manchester Evening ‘ plani i kampionëve në fuqi të Premier Leagues është  konkretizimi i këtij operacioni gjatë merkatos vijuese duke përfituar njëkohësisht nga situata e komplikuar ekonomike e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’.  Pavarësisht pengesave të vëna nga drejtuesit e Tottenham Hotspurit,  e ardhmja e ‘’ Uraganit ‘’ parashikohet larg ‘’ The Whites ‘’  për arsye se  jo vetëm se është një ndër sulmuesit e momentit por për një dëshirë të vjetër që lidhet me fitimin e titujve  .

 Traineri i bardhekaltërve Pep Guardiola është i sigurtë se  transferimi i Harry Kane tek gjigandët e Anglisë rrit shanset për shtimin e  trofeve në vitrinë , në veçanti atë të Champions Leagues .

 Ishi i Leicester City-t vijon ta tregojë kualitetin në çdo ndeshje   dhe në 10-të të deritanishmet ka realizuar  6 gola , arsye e mjaftueshme për tu pretenduar me ngulm nga një skuadër që synon të thyejë akullin .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy