Nadal do të mungojë në një tjetër turne

Nadal do të mungojë në një tjetër turne

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, nuk do të marrë pjesë në turneun Masters 1000 në Monte-Carlo që zhvillohet nga data 7 deri më 14 prill.

Kjo u bë e ditur nga vetë 37-vjeçari, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se trupi nuk e lejon të luajë dhe duhet të vazhdojë rikuperimin nga dëmtimi.

Postimi i Nadal:

Përshëndetje të gjithëve. Këto janë shumë kohë të vështira për mua sa i takon aspektit sportiv. Për fat të keq më duhet t’ju lajmëroj se nuk do të marrë pjesë në Monte-Carlo, trupi im nuk më lejon të luaj. Edhe pse po punoj shumë dhe po bëj të pamundurën për të luajtur dhe të konkurroj në nivele të larta, e vërteta është se për momentin nuk mund të luaj.

Nuk e keni idenë se sa e vështirë është kjo për mua. Por, e vetmja gjë që mund të bëj është të pranoj realitetin dhe të shoh me entuziazëm nga e ardhmja, me dëshirën se gjërat mund të përmirësohen. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy