Arrihet marrëveshja mes palëve, Shevchenko do të drejtojë skuadrën e Serie A

Arrihet marrëveshja mes palëve, Shevchenko do të drejtojë skuadrën e Serie A

Andriy Shevchenko pritet të zyrtarizohet si trajneri më i ri i Genoas. Sipas mediave italiane, marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Trajneri ukrainas do të firmosë një kontratë 2-vjeçare dhe debutimin në stolin e skuadrës xhenoveze pritet ta bëjë më 21 nëntor, ndaj Romës së Jose Mourinho.

Pronarët e rinj, aspak të kënaqur me Davide Ballardinin, kanë vendosur ta shkarkojnë këtë të fundit dhe vendin e tij do e marrë ish-lojtari i Milanit.

Pasi arriti suksese të mëdha si futbollist në Itali me Milanin, tashmë do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe si trajner.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy