Fitorja e Dinamos ndaj Skënderbeut, shkaktoi polemika të shumta, për vendimet e arbitrimit Klodjan Shahinaj.
Kjo ka lënë një shije të keqe të tifozët e vendasve, të cilët në fund të ndeshjes u kapën me presidentin e Dinamos, Ardian Bardhi.
Ai ka debatuar me disa tifozë korçarë, të cilët të pakënaqur me arbitrimin e ndeshjes, kanë shfryrë ndaj drejtuesit të klubit blu. Pas ndërhyrjes së policisë, situata u qetësua.



