
Dinamo City, vazhdon me përforcimet e fundit në merkato, përpara mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
Klubi kryeqytetas, zyrtarizoi këtë të mërkurë, një tjetër afrim nga Tirana. Dinamo ka afruar sulmuesin Leo Ballhysa.
Ky i fundit vjen nga të rinjtë e Tiranës, vetëm pak ditë pas firmës me një tjetër “ish” bardheblu, si Klevi Qefalija.
Njoftimi i Dinamos:
FC Dinamo City njofton zyrtarizimin e sulmuesit Leo Ballhysa.
Talenti 19-vjeçar është lojtari më i ri i skuadrës tonë dhe shihet si një investim i klubit për të ardhmen.
Ballhysa e ka nisur me futbollin e luajtur me të rinjtë e Shkumbinit, për të kaluar më pas edhe me akademitë e FC Pepa dhe KF Elbasanit. Në skuadrën tonë ai vjen pas eksperiencës me KF Tiranën, ku spikati me paraqitjet e tij me ekipin e të rinjve.



