Willian është pranë rikthimit në Premier League, aty ku në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Arsenal dhe Chelsea.
34-vjeçari është përballur me një situatë aspak të mirë në Brazil, aty ku së fundmi ka qenë pjesë e Corinthias. Sipas asaj që ka deklaruar lojtari, tifozët e Corinthias, i kanë dërguar atij kërcënime me vdekje, pas rezultateve negative.
Kjo ka bërë që Willian të ndërpresë kontratën dhe të dalë lojtar i lirë. Sulmuesi është në bisedime me skuadrën e Fulham dhe pritet të transferohet aty në ditët e ardhshme.



