Federata Shqiptare e Futbollit, zbuloi këtë të hënë, kalendarin për sezonin 2023-2024 në Superiore.
Shorti vendosi përballje interesante që në dy javët e para. Start i vështirë për Vllazninë, që sfidon fillimisht Partizanin dhe në javën e dytë përballet me Tiranën.
Ndeshje interesante në javën e dytë, është edhe ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit.
Derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës, është planifikuar të luhet në javën e gjashtë.

Java e parë:
Partizani-Vllaznia
Skënderbeu-Elbasani
Teuta-Bylis
Dinamo-Egnatia
Laçi-Tirana
Java e dytë:
Vllaznia-Tirana
Egnatia-Laçi
Bylis-Dinamo
Elbasani-Teuta
Partizani-Skënderbeu



