
Huazimet tek Valencia dhe tek Paris St Germain i kanë shërbyer Alessandro Florenzit për t’ia mbushur mendjen Jose Mourinhos për rikthimin tek Roma . Luzitani vijon të analizojë të ardhmen e skuadrës së re dhe ka vendosur për italianin në vend të Bryan Reynolds , lojtar për të cilin mendon se akoma i duhet punë për të fituar një vend titullari tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’.
Lajmi është konfirmuar nga Sky Sports në të cilin shprehet qartë se ‘’ The Special One ‘’ mendon se kryeqytetasve i duhen lojtarë me peshë për ta nxjerrë ekipin nga balta në momente të vështira dhe 30 vjeçari mund të kontribojë me sukses sepse e njeh me detaje filozofinë e kësaj skuadre .
Fakti i largimit nga ‘’ Olimpico ‘’ ndodhi për arsye të pretendimeve të Alessandro Florenzit për të cilat drejtuesit e Romës nuk ranë dakord por tashmë gjërat kanë ndryshuar me Jose Mourinhon në stol. Nëse i referohemi të kaluarës duhet shtuar se si Valencia ashtu edhe Paris St Germain kishin mundësi për ta blerë përfundimisht kartonin e tij por forma jo optimale fizike bënë që drejtuesit e ‘’ Blanquinegros ‘’ dhe ‘’ Les Pariziens ‘’ të tërhiqeshin për kampionin në fuqi të Europës.
Rikthimi në shtëpi do të konsiderohej hapi më korrekt për vijimin e karrierës e cila parashikohet se do të ndryshojë sidomos me mbërritjen e Jose Mourinhos.
35 ndeshje dhe vetëm 2 gola nuk e kanë bindur Mauricio Pochettinon por me rëndësi për tu evidentuar është se Alessandro Florenzi do ta startojë sezonin si kampion Europe , trofe që kombëtarja ‘’ Azzurre ‘’ e ëndërronte prej vitesh .



