Partizani ka marrë një tre pikësh mjaft të rëndësishëm në “Selman Stermasi”, duke triumfuar përballë skuadrës së Korabit me rezultatin 2-0.
Kjo fitore merr një tjetër vlerë për të kuqtë që tashmë kryesojnë kampionatin me pikë të barabarta me Kukësin që barazoi ditën e djeshme me Skëndërbeun.



