Real Madridi pretendon Aubameyang

Real Madridi pretendon Aubameyang

Eksperienca e Pierre Emerick Aubameyang tek Marseille nuk po rezulton në nivelin e pritur. Pavarësisht se është fillimi i sezonit , gabonezi është shumë larg atyre paraqitjeve të së kaluarës, i cili është kritikuar së fundmi. Mirëpo , pretendentët nuk janë distancuar por përkundrazi dhe tanimë flitet për një interes të Real Madridit. Drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ po e analizojnë mundësinë e huazimit të 34 vjeçarit për pjesën më vendimtare të sezonit, lojtar i cili ishte pjesë e Barcelonës në të kaluarën, fakt që ndoshta mund ti shërbejë për tu adaptuar pa probleme në La Liga. Pierre Emerick Aubameyang gjithmonë e ka shprehur dëshirën e transferimit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në një të ardhme, pasi Real Madridi siç dihet është një tundim për shumë lojtarë të njohur në mbarë botën. Pas eksperiencave në Ligue 1, Bundesligë dhe Premier League , La Liga mund të jetë përsëri destinacioni i sulmuesit të lindur në Laval të Francës, këtë herë tek rivalët e përjetshëm të Barcelonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy