Ronald Araujo, në dyshim e ardhmja tek Barcelona

Ronald Araujo, në dyshim e ardhmja tek Barcelona

Pavarësisht triumfit të vështirë në ‘’ Estadio Da Luz ‘’  kundër Benfikës në mbrëmjen e djeshme, tek Barcelona e ardhmja e disa lojtarëve vijon të mos jetë e sigurtë.

Pjesë e listës është edhe Ronald Araujo, i cili është shumë larg versionit më të mirë dhe traineri Hansi Flick të tilla situata nuk i toleron.

Uruguajani u la në prapavijë në disa momente nga portugezët, ç’ka i ka shtuar dyshimet e numrit një të stolit.

Autogoli i qendërmbrojtësit e përkeqësoi edhe më tepër situatën por në fund ‘’ Los Cules ‘’ arritën një fitore të merituar kundër një rivali tejet të sikletshëm.

Drupal Ad

Tashmë mbetet për tu parë nëse 25 vjeçari do të preferojë rinovimin e kontratës apo do të analizojë ofertat, të cilat asnjëherë nuk i kanë munguar.

Sfidat e rradhës do të jenë shumë përcaktuese për vijimësinë ose jo në të famshmin ‘’ Camp Nou ‘’, tek një ekip i cili ka ndryshuar nën urdherat e ishi-t të Bayern Munchenit.

Ishi i Boston Riverit po zhvillon sezonin e gjashtë me ‘’ Blaugranët ‘’, deri më tani i shoqëruar me 5 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy