
Ish-futbollisti, Antonio Cassano ka sulmuar hapur trajnerin e Romës, Jose Mourinho. Për “Bobo TV”, Cassano deklaroi se Mourinho ka krijuar një skuadër që ta shpif në fushë.
Më tej ai nuk u ndal, duke thënë se tifozët japin shpirtin për Romën, por nuk e meritojnë këtë nga trajneri.
Unë them mendimin tim dhe askush nuk ma heq dot nga mendja. Mourinho ka qenë trajneri më i keq i 10 viteve të fundit. Ka bërë Romën të luajë në mënyrë të padenjë, të shpifur.
Tifozët e Romës shesin shpirtin për skuadrën dhe ai e di mirë këtë. Ai ka fituar simpatinë duke u hedhur hi syve, por çfarë të mbjellësh atë që do të korrësh. Nuk më intereson farë çfarë rezultatesh ka arritur.
Është prej dy vitesh aty, klubi ka shpenzuar shumë, jo siç thonë të tjerët dhe këtë vit ka marrë lojtarë të aftë.
Tifozët që shkojnë në stadium nuk e meritojnë këtë. Lukakun nuk e donte askush dhe shkoi te Roma. Paredes, Ndicka dhe Aouar janë të gjithë lojtarë të fortë. Por me Mourinhon asnjë skuadër nuk luan në mënyrë të denjë. Futbolli duhet të argëtojë njerëzit, në karrierën e Murinjos nuk është parë kurrë.



