
Duke filluar nga orta 16:45, do të luhet sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 28-të në Abissnet Superiore.
Të dyja skuadrat vijnë në pozita të kundërta, Tirana si kryesuese dhe me titullin thuajse të siguruar dhe Skënderbeu në vendin e fundit, me mbijetesën që duket një mision shumë i vështirë.
Në Korçë pritet një sfidë e luftuar, ashtu siç kanë qenë edhe përballjet e tjera mes këtyre dy ekipeve.
Pak minuta para fillimit të sfidës, dy trajnerët, Skënder Gega dhe Orges Shehi, kanë zbuluar formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Skënderbeu: Ruçi, Vitija, Sadriu, Shehi, Frashëri, Vrapi, Dumfuër, Jan Victor, Moraes, Mara, Pusi.
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismailgeci, Toli, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, De Silva.



