Real Madridi, ofertë për Desire Doue

Real Madridi, ofertë për Desire Doue

  Me vetëm 20 vite mbi supe Desire Doue vijon të jetë një ndër talentët e kontinentit të vjetër.

Sulmuesi ka arritur të bëhet protagonist tek Paris St Germain, aty ku për të fituar një vend titullari nuk është aspak e lehtë. 

Për francezin së fundmi është hedhur në sulm Real Madridi dhe presidenti Florentino Perez menjëherë ka ofruar 100 milionë euro. 

Ylli i ‘’ Les Pariziens ‘’ është një lojtar shumë i shpejtë, teknik dhe tejet i frikshëm në duelet një kundra një, i cili e ka bërë krenar trainerin Luis Enrique. 

Tek ‘’ Los Merengues ‘’ ka filluar të planifikohet me detaje merkatoja e verës, determinante për vijimësinë. 

Por, s’duhet harruar rëndësia e Desire Doue në 11-shen e ‘’ Luchos ‘’, i cili i ka ndryshuar kryeqytetasit në çdo drejtim. 

Bosi i ‘’ Los Blancos ‘’ shquhet për potencialin e tij dhe duke iu referuar ecurisë së deritanishme oferta konsiderohet llogjike. 

Do të jetë paksa e komplikuar por jo e pamundur dhe s’përjashtohet mundësia se duke filluar nga vera e ardhshme golashënuesi të transferohet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

8 gola në 23 sfida numëron nxënësi i trainerit asturian, fitues i shumë trofeve si me Barcelonën ashtu edhe me Paris St Germain, kryesisht atë të Champions Leagues.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy