
Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi. Bardhezinjtë presin ndonjë dhuratë nga Atalanta ose Hellas Verona në javën e fundit të Serie A, përndryshe do të luajnë në Europa League sezonin e ardhshëm.
Ylli portugez nuk dëshiron të mbesë pa Champions League në këto pak vite karrierë që i kanë mbetur. Ditët e fundit është folur shumë në lidhje me largimin e 36-vjeçarit, ndërsa veprimi i fundit ka shtuar dyshimet e tifozëve.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, sulmuesi ka ngarkuar në një kampion të një kompanie të njohur transporti portugeze të shtatë makinat luksoze që zotëron.
Edhe tre vite më parë, përpara se të zbarkonte në Torino, fillimisht erdhën makinat e tij e më pas Ronald me avionin privat.
Kaq ka mjaftuar që mediat italiane të flasin për një largim të mundshëm në fund të këtij sezoni për të rikthyer sërish aty ku nisi karrierën, në Portugali me ekipin e Sporting Lisbonës.
ECCO IL VIDEO ESCLUSIVO: #Ronaldo assiste mentre le sue 7 macchine vengono caricate da una famosa ditta di traslochi portoghesi. Nel cuore della notte: come nel cuore della notte arrivarono 3 anni fa a Torino, precedendolo. pic.twitter.com/j3qeitNtPV
— Persemprecalcio (@persemprecalcio) May 17, 2021



