Boksi, Kalivopulli: Me buxhetin e shtetit ja kemi dalë me kursime duke kontribuar dhe vetë, synimi lojërat olimpike (VIDEO)

Boksi, Kalivopulli: Me buxhetin e shtetit ja kemi dalë me kursime duke kontribuar dhe vetë, synimi lojërat olimpike (VIDEO)

Presidenti i Boksit, Florent Kalivopulli i ftuar në MCN Informacion teksa foli për situatën e këtij sporti u shpreh se vitet e fundit fatmirësisht ai ka pasur rritje duke u renditur përkrah atletikës, peshëngritjes dhe mundjes.

Ai tha se me buxhetin që i ka dhënë shteti ja kanë dalë me sukses dhe me shumë kursim, ndërsa theksoi se kanë arritur të marrin medalje në të gjitha grupmoshat. Sipas tij synimi in tyre i radhës mbeten lojërat olimpike.

Në fakt boksi kohët e fundit ka njohur rritje në nivele shumë të mira për sportin shqiptar. Mund të themi se renditet krahas mundjes, atletikës, peshëngritjes, pra sporteve elitare në Shqipëri që kanë pasur rezultate dhe boksi renditet si një sport i rëndësishëm me goxha ndjekje që vit pas viti po na nderojnë me medalje të pafund.

Përmenda pa qëllim jo federatat e tjera sepse jemi krahas tyre për numër medaljesh të marra. Në zbatim të ligjit të sporteve dhe udhëzimeve të ministrisë së arsimit dhe sporteve dhe federata e boksit ishim të detyruar që të gjitha ato klube dhe ekipe pjesëmarrëse në anëtarësinë e boksit duhet patjetër të plotësonin dokumentacionin e tyre që të kishin të drejtën të votonin në zgjedhjet që do kryenin.

Ne të detyruar dhe me udhëzimet e ministrisë këto ekipe që nuk plotësonin kriteret në mirëkuptim me ekipet vendosëm që në rastin më të parë të plotësoheshin me dokumente për tu bërë anëtarësi të federatës së boksit. Një federatë që nuk eksitonte na hapi një gjyq dhe e shtyu për një periudhë të shkurtër kohore.

Lidhur me buxhetin për këtë federatë, Kalivopuli u shpreh se buxheti është kryesorja e ecurisë së një sporti dhe po të kishim një buxhet pak më të madh do kishim ecur pak më mirë.

Sinqerisht në çdo federatë financat janë dhimbje koke, por gjatë viteve që e kam drejtuar unë me buxhetin që na ka dhënë shteti kemi arritur ta drejtojmë me sukses dhe të marrim pjesë në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare dhe me shumë kursim.

Në raste të veçanta ne kemi kontribuar dhe kemi shtuar na janë gjetur dhe institucione të tjera si ai olimpik. Në të gjitha grupmoshat kemi nga një medalje të fituar. Buxheti është kryesorja e ecurisë së një sporti dhe po të kishim një buxhet pak më të madh do kishim ecur pak më mirë. Synimi ynë është lojërat e ardhshme olimpike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy