Kanë nisur dyshimet e para mbi gjendjen shëndetësore të ish-pilotit të Formula 1 Majkëll Shumaker. I pari që ngre këto dyshime është ish-menaxheri i 7 herë kampionit të botës ka akuzuar familjen e ish-kampionit se nuk po tregon të vërtetën mbi gjendjen e tij shëndetësore.
“willi, si je?”, këto fjalë nga Shumi, ai pret të dëgjojë sa herë i bie telefoni. Edhe pse kanë kaluar tre vite nga aksidenti në alpet e Francës, ende mbetet mister gjendja e Shumakerit.
Për këtë arsye, ishmenaxheri thotë se familja e tij po i fsheh botës dhe tifozëve të shtatë herë kampionit të botës të vërtetën.
Pak kohë më parë, Weber deklaroi se Shumi ka “vuajtur si qen”. “Ne nuk e dimë gjendjen e tij shëndetësore. Tifozët e tij nuk dinë asgjë”, thotë 74-vjeçari. “Prej kohësh kam thënë se familja e tij nuk po thotë plotësisht të vërtetën. Këshilla ime nuk është dëgjuar.”



