Me ndeshjet e ditës së sotme, është mbyllur edhe java e 29-të në Abissnet Superiore.
Tirana vazhdon e qetë në krye të renditjes me 66 pikë, 16 më shumë se ndjekësit e Laçit. Kukësi i vendit të tretë ndodhet në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Partizani mban vendin e katërt me 42 pikë, 1 më shumë se Vlllaznia e vendit të pestë.
Kastrioti vazhdon të surprizojë, teksa tashmë mban vendin e 6-të me 37 pikë, 4 më shumë se Teuta e vendit të shtatë.
Egnatia renditet e teta me 31 pikë, ndërsa Dinamo dhe Skënderbeu mbyllin renditje me 23 dhe 21 pikë.



