
Te Laçi nuk kanë humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri, pas shkarkimit të Mirel Josës.
Kurbinasit i kanë besuar drejtimin e skuadrës Shpëtim Duro. Ky i fundit ishte në stolin e bardhezinjve sezonin e kaluar deri në verë, teksa tashmë është rikthyer sërish.
Në këtë rikthim të dytë, Duro do të bëjë debutimin e tij ndaj Vllaznisë, në një sfidë ku do të kërkohet me çdo kusht fitoren.
Laçi nuk njeh fitore në kampionat prej 6 ndeshjesh dhe ndaj shkodranëve do të kërkohet kthesa.



