
Duke qenë se Andrew Robertson e finalizon kontratën me Liverpoolin në fundin e sezonit drejtuesit vijojnë përpjekjet për të gjetur një element cilësor për krahun e majtë të mbrojtjes.
Së fundmi kanë nisur ofensivën për Alejandro Balde i cili po zhvillon sezonin e pestë me Barcelonën.
Në fakt për 22 vjeçarin në të shkuarën shfaqi interes edhe Chelsea, një ekip tejet potent në aspektin ekonomik dhe cilësor në atë sportiv.
‘’ Të Kuqtë ‘’ i pret një merkato verore shumë e rëndësishme, të cilët pretendojnë medoemos të rikthehen në ekipin e dikurshëm, protagonist në Angli dhe Europë.
Sipas ‘ SciSports ‘, ish fituesit e Champions Leagues janë dukshëm në avantazh për Alejandro Balden, të cilët kanë lënë pas edhe Manchester United.
Performancat në Premier League kanë lënë për të dëshiruar në sezonin aktual shtuar edhe hapin fals në fazën e 1/16-tave në Champions League duke e humbur sfidën e parë në ‘’ Ataturk ‘’ kundër Galatasaray-t.
Në aspektin e përgjithshëm ekipi i Arne Slot nuk po bind dhe pavarësisht se kontrata e anësorit me ‘’ Los Cules ‘’ përfundon në 2028-tën gjithsesi presidenti Tom Werner beson në arritjen e marrëveshjes.
Duhet kujtuar se përpara një sezoni Joan Laporta refuzoi 50 milionë euro nga Manchester United për nxënësin e Hansi Flickut, hap i cili tregon se beson në aftësitë e tij.
Sipas ‘ Transfermarkt ‘, vlera e kartonit të nxënësit të Luis de la Fuentes tek ‘ La Furia Roja ‘ momentalisht i arrin 60 milionë eurot dhe ‘’ Blaugranët ‘’ po e analizojnë këtë çështje me kujdes duke patur parasysh vështirësitë në aspektin ekonomik.
Kur flitet për ekipe të Premier Leagues, kryesisht ato të elitës dihet se ofertat janë gjithmonë bindëse por mbetet në dorën e numrit një të stolit të katalanasve për të vendosur.
Dyert e ‘’ Anfield Road ‘’ janë hapur për mbrojtësin, një ndër më të mirët në qarkullim.



