
Pas një sezoni shumë të mirë tek Deportivo Alaves, e ardhmja e Samu Omorodion mund të ndryshojë në ditët e fundit të merkatos verore.
Sulmuesi ka tërhequr vëmëndjen edhe në Premier League, kampionat në të cilin do të zhvillohet një tjetër derbi londinez, midis Chelseat dhe Aston Villas.
Presidenca e ‘’ Los Villanos ‘’ është e gatshme të ofrojë 35 milionë euro, për një lojtar i cili do ta ketë të vështirë të sigurojë një vend titullari tek Atletico Madridi në repartin e avancuar.
Londinezët kanë patur rritje në cilësi dhe në rezultate, fakt i konfirmuar me pjesëmarrjen në Champions League në sezonin vijues dhe përforcimi i reparteve mbetet një prioritet për drejtuesit.
Unay Emery është një trainer shumë kërkues, tejet ambicioz dhe sigurisht i suksesshëm, fakt që e ka ndihmuar Aston Villan për të avancuar ashtu siç duhet.
Dihet botërisht potenciali i ekipeve angleze në aspektin ekonomik dhe nëse do të arrihet marrëveshja, do ti vinte në ndihmë për arritjen e objektivave në merkatot vijuese.
8 gola dhe 1 asist në 35 sfida janë statistikat e Samu Omorodion me të ashtuquajturit ‘’ Los Babazorros ‘’, një ndër sulmuesit më premtues në kontinentin e vjetër.



